Në prag të vdekjes – Semine Hasani
Në prag të vdekjes
Thonë se do ikin vitet
Ne do të plakemi të dy
Vallë do duam njëri tjetrin
Kështu njejtë edhe në pleqëri.
Do grindemi për harresën tonë, gjërat do ti harrojmë
Do kemi flokë të thinjura
Nipërit tanë do mbajmë nē prehër
Por njëri tjetrin do ta ngushëllojmë.
Bukuria do të shkojë, do të mbesin fotografitë
Si kurajo do kemi fëmitë.
Do kemi shpirtin e fëmiut
Që do na i shkëlqejë sytë.
Ti dhe unë dikur që shkonim në mbrëmje rinore
Tani në kopsh të plakur, kapur për dore
Athua vallë kështu do të vijë pleqëria
Të dashuruar sërish apo do tē ik dashuria.
Sfidë e vështirë kjo botë more miku im i jetës
Deri sa një ditë njeri nga ne do i dorëzohet vdekjes
Në atë prag ku do të jem do ta lë një amanet
Mos u dorëzo dhe mos u mërzit
se e dashura yte në atë jetë të pret.