August 10, 2024

Në mërgim – Fatmira Lazaj Milori

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në mërgim

E cel diten si gonxhja trëndafilin ,
Aromë mirësie dua të jap ,
Edhe pse larg nga të gjithë Ju ,
Mëndja shkon , troket në çdo prak!

Me heshtjen qesh , me heshtjen flas ,
Shëndetshëm zbret një pikë lot’…
hone krijuar në rrugën e gjatë ….
ujvara zogjsh ‘ nëpër botë …..,

E derdh lotin për një endacak ,
Kryqëzime rrugësh , pa ditë pa natë ,
Më shpon dhimbja që s’ka një pjatë,
Hesht’e ngulur , në kalanë e lashtë !

Vijnë kujtimet nëpër rrugë nate ,
Bozhuret , në qafë të vajzërisë ,
qershia …..buzët njomur ,
Ftoi përcjell ….aromën e mirësisë!!!

Jam e prerë, kur veten s’gjej ,…
Por gjej mënyrë …..ëmbël ta them,
Në transformim ……por jo në ikje ….,
E vërteta …..veten gjen !

Se dimë ku emri ynë do shkruhet ,
Në një lis , a bli të çelë ,
Ndofta ….në një gjeth ‘ rigoni ,
A mbështjellë , në ndonjë ferrë!

Lule ëndrash …..me dashuri ,
Ta bëjmë tufë …..me aromë,
Ngado të celi male fushë ,
Më njerëzore ….jeta jonë!

Kur fjala del ikën si era ,
Peshon rëndë , e të bën copë,
Guri hedhur , zëmrën thyer ,
Sa e ashpër është kjo botë!

Kur i ëmbël , është nektari ,
Aromë lulesh ,mbjell në shpirt ,
E paqta fjalë , bora në male
rrëzë shkëmbi , lule mbirë !

Fatmira Milori
Philadelphia
1/23/2019 U.S.A

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com