August 10, 2024

Një grua të bukur – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një grua të bukur
Seç më kapi syri
Qysh të bëj i varfri
Më iku Fiqiri

Seç më përshëndeti
Dhe më buzëqeshi
Dhe syrin e bukur lehtë
se ç’ma shkeli

Lëvizën mustaqet
U skuqën dhe faqet
Një uri e madhe
Filloi të më çfaqet

Ti moj lozonjare
Mëndjen ma trazove
Me xhestet e tua
Nga gjumi më zgjove

Me trupin e bukur
Gushën borë të bardhë
Si trndafil buzët
Fustanin e gjatë

Ç’të të them i varfri
Nëma buzën tënde
Bëjmë dhe më tutje
Ç’të na vi në mëndje

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com