August 6, 2024

Në ëndrrën time – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në ëndrrën time.

Brenda meje…pasioni im…
ndjesi e një rryme fërfëritëse.
Vërshim i ndjenjës sime…
emblemë e një bukurie të rrallë.
Ndizet vrullshëm emocioni im,
kristal i ndritshëm rrëzëllitës.
Pasion…Ndjenjë…Emocion…
kështjellë e pafund arti,
varkë në detin e lumturisë…
Në përfytyrimin e ngjizur,
etshëm sytë kërkojnë me ngulm,
reagimin e shpirtit flakërimë.
Këndshëm në buzët e tua,
shqiptim i një melodie hyjnore.
Kokolepset Qielli i zemrës sime,
në tulatjen e përzishme të mëndjes.
Ringjallemi në trinomim e ndjesive,
vetëtimë në sytë tanë,pëshpëritje,
skuqje në fytyrë,ritmim i shpejtë,
kumbime,ndezur zjarr në kraharor.
Brenda ëndrrës,romancë magjike,
përjetime reale,sinonim i të vërtetës.
Mermë dashuri në ëndrrën tënde,
aty të pushoj,të fle në pafundësi !!

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.12.04.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com