August 3, 2024

Asnje shenje jete – Vangjel Pellumbi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Asnje shenje jete

Jashte asnje shenje jete,
Edhe tingujt ne telat kishin ngrire,
Si eshte e mundur, qe u keput nje gjethe?
Nga tingujt qe percjellin telat e ngrire.

Nuk kisha degjuar.!
Qe zeri mbi tela te ngrije,
Por jehona gjithmone duke leshuar,
Zerin mbi telat e mpire.

-Alo ! – Po vetem zhurme, asnje shenje jete,
Tingujt humbnin diku, mes telave te ngrire,
Asnje shenje jete ne telat e mpire,
Po vetem zhurma e eres, degjoheshe shume,.

-Alo! – Perseris une!
Per cudi degjova zerin e saj,
Nje ze i ftohte, si zhurme akullnajash,
E telefoni u drodh ne duart e saj.

Dhe zeri i saj u nda ne mijera coprash,
Mbi telat e ngrire, pa jete,
E une degjoja vetem copra zhurmash,
Mbi telat e mpire..!

Autori Vangjel Pellumbi
Prill 2020
Tren korce Albania.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com