August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Amaneti

Në freskinë e ujit të shenjtë
Tek burimi i Drinit të Bardhë
Më the: je diell, je yll, je drita ime
Për ty jetoj, fluturoj syrit të qiellit
Unë jam zogu yt që ha buzëve tua
Nuk dua t’i mbyll sytë në fluturim.

I the zogut që të më prekë mbi supe
Sytë e tu kurrë mos t’i harroj, duhet t’i puth
T’i mbaj të ndryrë në zemrën time
Portën sekrete do ta çelësh vetëm ti.

I tretur si qiriri për valën e detit
Në shpirt i venitur Bjeshkëve të Nemura
U betove në Flamur dhe besë burri
Në ty ekziston vetëm pamja e një gruaje dhe një flamur.

Bashkimi i trojeve deri tek sinori i fundit
Në dasma të valojë një Flamur i vetëm
Atè ditë kur puthën sinorët e bardhë
Ndryshe do të frymojë pupulli im i ndarë.

25.02.2021
Valbona R.Hadri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com