August 4, 2024

Unë dhe poezia – Asllan Miftari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mirmengjes e ju pershendes perzemersisht te nderuar miq!
Fundjave te mbare uroj per ju!
Sot eshte dita boterore e poezise!
Urime e respekte per te gjithe ju miq lexues e poete!

UNË DHE POEZIA

Ah..! Poezi e bukura poezi!
Sa bukur këmbëkryç ulemi ne të dy
Sa çiltër debatojmë unë dhe ti
Asnjëhere ti nuk më len në vetmi
Në oazin tënd të thellë,
Dhe orëve,më të dremitura të natës
Ti frymëzimin më rrëmben, si me magji!

Unë, të fle dua
Ti, zgjohu më thua
A nuk je lidhur ti fort me mua?
A nuk më dashuron ti vërtetë mua?
Tani është koha, bukur për të shkruar
Dhe hëna, rri vështron ndriçuar!

Ah..! E bukura poezi!
E bukur, por dhe “kuçedër” e pangopur si gjithnji!
Ti, vetëm kërkon nga unë
Vargje, të vërshuara si lumë
Fjalë dhe vargje pa mbarim
Ndonjëherë dhe me nxitim
Kur bëhet fjalë, për të shpejtë dedikim
Dhe unë nuk nguroj ti thur ato,
por të them:
Çelësin e portes për një çast, dua të lutem
Për të hyrë në kopshtin tënd të bukur
Mbushur me plot fantazim!

Ah..! Moj e bukura poezi
Une botën, sjell tek ti
Këngët e bukura të zogjëve
Të bylbylëve pa mbarim
Blegërimat e qingjave, të deleve
Meloditë e fyejve të barinjëve
Orët e bukura, shkëlqimin e yjeve të natës
Të nesërmen e rrezeve diellore
Botën mbushur me vezullim!

Ti, ëndërrat e bukura te njerëzve
Bukuritë përrallore të natyrës
Galaktikën, universin,gjithësinë
Me ngulm kërkon tek unë
Dhe unë, nuk nguroj ti fal ato
Përmes rimave,vargjeve modeste
Netëve të gjata, ndenjur pa gjumë!

Ti, freskinë e bjeshkëve
Aromën e luleve pranverore sjell tek unë
Botën e shkencës,artit,muzikës,artistëve,
vallëtarëve, poetëve,shkrimtarëve,këngëtarëve pa mbarim
Pranverën e bukur me këngët e bylbylëve
Rrjedhën e kristaltë të lumenjëve
Bukuritë përallore të vendit tim!

Me vargjet e thjeshta poetike
Dashuri shpreh….
Shpresë…..pa mbarim
Ditë e natë këndoj për djemtë dhe vajzat e bukura…
Për njerëzit e mrekullueshëm, që ka vendi im!

Ah..!
Poezi e bukura poezi
Të dashuruar të mbetemi unë dhe ti
Përmes vargjeve të mia dhe arterieve të tua
Njerëzimit,
botës ti falim dashuri!

Ju përshëndes dhe uroj për të gjithë Ju miq lexues e poetë të nderuar ditën ndërkombëtare të poezisë!
Uroj krijimtari sa më të bukur në dobi të stabilitetit e paqes njerëzore!

Copyright@Asllan Miftari
Tirana-Albania

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com