August 2, 2024

Në Koshare – Valbona R. Hadri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në Koshare

Ah,ky prill seç më kujton
Ringjall dhembje e nostalgji
Lutje të nënave drejtuar qiellit
T”i kthejnë djemtë në shtèpi.

Atdheu im e përcolli
’99-tën me trishtim
Lotët e nënave u shndërruan
Margatitarë shprese në Dardani.

Në mëngjesin e 9 prillit
Në Koshare rrezet ndrijnë
Në betejën e Skyfterave
dy lulëkuqe me shkëlqim.

Burim Graiqevci dhe Fitush Kukaj dy djem shtatlartê plot hijeshi, lakmi në sy për çdo njeri, me trimèri dhe burrëri.

Eh,sa mirë këta djemë vepruan
edhe nënat i gëzuan.
Lum për bijtë që i dhanë atdheut
Me heroizmin e Skenderbeut.

Shpirti i tyre u bë dritë.
Për atdhe thotë nënë Bukuria,
kanë dhēnë jetēn djalëria .
Për të mos vdekur kurrë .
Valojnë shqipe në Flamur.

09.04.2021.
Valbona R.Hadri
(Dedikuar dy heronjëve #Burim Graiqevci dhe Fitush Kukaj të cilèt ranë dëshmorë me 9 Prill 1999 në betejën e Kosharës.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com