August 7, 2024

Mos paragjyko vendimet e një femre! – Ganimete Jakupi Demiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mos paragjyko vendimet e një femre!…

Mos paragjyko vendimet e një femre,
Nëse asnjëherë këpucët e saj nuk i ke mbathë,
Rrugëve të saj asnjëherë s’ke ecur,
Prandaj mos paragjyko më mirë rri i heshtur!…

Sa herë ajo është keqtrajtuar,
Ka heshtur nuk ka guxuar askujt për t’i treguar,
Edhe nëse gjithë bota e saj është rrënuar,
Ajo para tjerëve buzëqeshje ka reflektuar.

Durimi i një femre nuk matet me asgjë,
Gjurmët e saj nuk mund t’i ndjekësh asesi,
Ajo edhe nëse përbrenda digjet si cigare,
Asnjëherë nuk dorëzohet fare.

Femra është e fortë dhe stoike,
Zëri i femrës duhet më shumë të ngritet,
Të gëzojë të drejta të barabarta me meshkuj,
E jo t’i duroj torturat e të rri e heshtur.

Femra kur është e aftë nga trupi i saj,
Të krijojë një qenie të gjallë,
Ajo edhe botën mund ta udhëheqë mbarë,
Me ndershmëri, vepra e jo veç me fjalë.

Femra nuk duhet të paragjykohet asnjëherë,
Ajo është shtylla e familjes, shoqërisë më e denjë,
Ajo duhet të ketë prosperitet,
T’i ofrohet mbështetje, dashuri e respekt.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com