August 9, 2024

Bukuri e rrallë (racës arbërore) – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bukuri e rrallë
(racës arbërore)

Bukuri e rrallë
që të josh…
dhe kur flet pa fjalë
edhe pa e shijuar
nuk të lë bosh.

Vallë kjo pamje…
e racës arbërore…
a do jetë hyjnore
me diellin e artë
si rreth kurore…
që shkëlqen
në nurin e saj
si nga brenda
si nga jashtë
plot aromë
lulesh në maj
shpirti n’plagomë
për t’i dashtë.

Dhe Afërdita
perëndeshë…
të bekoi ty
moj bukuri
sepse ti vetë
vjen nga drita
e gjenit hyjni.

© Kasam ShAQIRVELA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com