August 4, 2024

Rri,mendohem që të shkruaj – Neil Ruçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Neil Ruçi

Rri,mendohem që të shkruaj,
Por truri,herë herë bllokuar,
Gjej forcë të mos e vuaj,
Me të ndjeshmit i rreshtuar.

Poet i mirëfillt nuk jam,
Por sot në ditën e poezisë,
Të gjith’ poetët i kam xhan,
Për frymëzimin e krijimtarisë.

Vargjet e tyre brilante,
Të fusin në tjetër bot,
Ku për sikletin që pate,
Ta ndryshon ç’ka ke në kokë.

Rruzullit tonë toksor,
I kanoset sot rreziku,
Poet e të gjith ç’kemi në dor’
Kundërsulmin te armiku.

Raportin e epërsisë e kemi,
Shkencëtarët ditë,natë punojnë,
Tek normaliteti të vemi,
Armik virusin do shkatrrojnë.

Jetët që në mes u prenë,
Ikën e nuk kthehen prap,
Armët u kthyen në penë,
Normalitetin do na jap.

Sa do desha të këndoja,
Armik virusi më pengojë,
Por dhe s’desha të lëndoja,
Familjet që kanë pasojë.

Pena shkruan ç’ke në mëndje,
Vargje qofshin a formula,
Ndaj luftohet ç’do sëmundje,
Me respekt në gjunjë ju ula.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com