August 4, 2024

Nostalgji – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nostalgji

Kjo jetë e shkretë si një kokërr arrë
Që lumi e mer në rrjedhën e tij
Si një det në furtunë me shkumë e dallgë
Që bregut shkarkon mllef e mërzi

Të mori dhe ty mik,të çoi shume larg
Sa mall që kam sot,sa nostalgji
Ku shkuan këngët,ku shkuan vallë
Djegur janë ,bërë shkrumb e hi

Pranvera sërish plot lule ka ardhë
Kënga e bilbilit e bukur simfoni
Sa herë melodinë bashkë ja kemi marrë
Sikur vajton më duket tani

E unë pres ,pres sa të jem gjallë
Sërish përballë të më shfaqesh ti
Pres të më shuash të kohës mallë
Në zjarr e kthej,dhe një grusht me hi

Vlorë 21-04-2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com