Bisqet… – Maria Kuci (Dudi Hizmo)
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BISQET…
Ju njoha kur ende nuk njihja veten
dhe vetja ime u bëtë për mua
tek ju gjeta gjithë mbështetjen
në gjithçka desha e çfarë dua
@
Tek ju ëndrrëat e mia treten
aty gjeja streh kur zemëruar
herë fantazi e here realitetin
mes fletëve tuaja e kam kërkuar
@
Kërkova dijen të rrisja veten
me boten veten per t’krahasuar
fort ju doja e s’shuaja dot etjen
se etja per dije s’ka te mbaruar
@
Ju dua dhe sot …e ndoshta nesër
edhe më fort them do tju dua
pa ju filiz i tharë mbetem
bisqet rriten veç në fletët e tua….
23 prill 2016
(sot eshte dita e librit )
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com