Per ty – Ollga Selmani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Per ty
Mbi tejnate kane heshtur mendimet,
bashke me zhurmet e dites ne ikjet,
duke lene prapa ate qetesi te frikeshme,
ku ne te as rrihet as iket.
Ç,te bej me qetesine e mbetur,
ku njeriu flete vec me veten e tij,
ku cdo levizje merimange
me ngjane me hapin e atij.
Ne kete mesnate gjithecka hesht,
vec mendimet rrine zgjuar.
Ne kete qetesi dicka gerget,
si nje pendim per nje te huaj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com