Kur bisedoj me biznesmenë – Muça Vladimir
Një fundjavë të këndëshme përmes një cikli me poezi TANKA
Kur bisedoj me biznesmenë
Me diplloma nate me okë,
Tekanjozë e arrogantë,
Më rëndon mbi kokë
Si saç qielli i shtatë.
Në premovimin e librit
Më ngritën në qiell,
U bëra mëndjendritur.
Një mal me trishtim
Para librave të pa shitur.
Fushave t’vendlindjes
S’ka traktorë si dikur.
Ka benza në kollë ligështie;
Mbulojeni rrugën kuturu
O ju lule qershije.
Sa të rri klubëve
Kafenë duke gjerbur
Në ditën e trishtuar,
Le të jemë një fshesë
Rrugën për të pastruar.
Kur jeta vjen e zezë,
Shpirt e zemër ngrin;
Buzëqeshja e nënës
Si yll të vjen pranë
E gjithçka përreth shkëlqen.
U grinda me gruan
Për faturën e internetit.
Vështrimi i fëmijëve
Pika,pika më bie
Në shtambën e shpirtit.
Në drekën e së Premtes
Një lugë më tepër
Lë në sofrabez,
Për mikun tim poet
Në varfërinë e vet.
Në ushqimin e drekës
Buka s’u zuri vend.
Me mbllaçitjen nga ekrani
Gëlltisnin telenovela:
Një kohë të humbur.
Në rradhën e pensionit
Ra nata e bruztë.
Plumb qepallat
Në pritjen e gjatë.
Ku je ditë e punës?!
Zjarri i hedhur
Rishtas në korije
Mjaft më dogje!…
Kujtimet e fëmijërisë
I mbroj me lumë shpirti.
Ngs libri”Ekuinoks”