August 3, 2024

Ju do, që t’ju mbaj në prëhër – Adem Nuhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

……… Ju do , që t’ju mbaj në prëhër ……..

E shikoj fshatin të ngrysur
Hije rëndë , në qetësi
Malli , brengu e ka mbytur
S’ka ajeng dhe gjallëri.

S’ka , më braza në ugar
Arat i ka mbytyr ferra
Qan , për bujqë e për pëndar
Qan , për keca dhe për shqerra.

Lule bie , plotë pranvera
Në lëndina , në avlli
Por , s’del një njeri tek dera
Mbetur shkretë , ato shtëpi.

Ku janë njerzit , që punonin ?
Fushë më fushë e arë më arë
Kokrrat e misrit numëronin
Ato gratë , kur hidhin farë.

Ai fshat , ishte dikur
Mbi shtatë veta , kishte dera
Me bollëk misër dhe grur
Dhe plotë , drithëra të tjera.

Ndrinte dikur , si një yll
Pikë floriri , bereqeti
Nëpër fusha , misri pyll
Dhe gruri , valë – valë si deti.

Ai fshat , që s’u tund kurrë
Nga cdo dallgë , as nga tërmeti
Por , tani nuk ndihet “burrë”
Doli , më i fortë kurbeti.

Ìa mori , si pa u ndier
Ata bij dhe ato bija
Ndaj sot duket , si i mjer
Ì ka ikur , bukuria.

Ndaj sytë , nga udha i mban
Ditë dhe natë , rri duke pritur
Mbase kthehen , në vatan
Ata bijë , që i kan ikur.

Rënkon , me lutje ju thotë
Po , ju pret vatra dhe dera
Si dikur , të mbushen plotë
Me djem dhe vajza të reja.

Ju lutet , të më kujtoni
Bijtë e mi , tek ju kam shpres
Kthehuni , mos më harroni
Mos më lini , që të vdes.

Ju do , që t’ju mbaj në prëhër
Dhe t’i kthehet bukuria
Të shikoj çiftet , sërë – sërë
Të qaj dhe të qesh fëmija.

……… Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com