Dashuri e munguar! “Nënë” – Albina Ceka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashuri e munguar!
“Nënë”
Sa mallë për ty o nënë!
Shiu po fshehë lotët e mi,
përzihet me ta bëhet një,
por mallin e lë,e le në gji.
Malli më djegë që fëmijë,
kurë nevojë kisha për ty,
flisja me flladin pranverorë,
ai, mi thante lotët në sy.
Shikoja të vetmen fotografi,
ajo ishte i bukuri kujtimë,
e ruaja fortë si trashegimi,
për sytë e mi, si trëndafilë.
U rrita o nënë,u rrita pa ty,
eh siç rritet i mjeri fëmijë,
pa shkëlqimin e artë në sy,
pa aromën nënë , symbylë.
Vitet iknin me shpejtësi,
në ëndërr shëtisja me ty,
vinte vera e shkonte dimri,
loti ngri e shkri, ngeli në sy.
Albina Ceka autore Albania
09/05/2021
Itali
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com