Bukur është – Ramiz Kuqi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BUKUR ËSHTË
Kur mblidhesh në veten tënde
E nata vjen e heshtur
Ti mbyll qerpikët e syve
E mediton
Ndoshta yjet sonte
Flejnë
Ndoshta qielli është ngarkuar
Deng me shi
Po askush s’e kupton
Pse njerëzit janë aq të kafshëruar
E ulërijnë tinëzisht?
Bukur është
Kur ëndrrat derdhen
Si kojrilat nëpër hapësirë!
19.3.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com