August 7, 2024

Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja – Venetike Cako Miraka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja

Qan sot ky mëngjes, qan me zë të dhimbshëm,
Shoh që vrapojnë njerëz, paniku më zë frymën,
Sirena e ambulancës çan ajrin dridhshëm,
E trembur njerëzia, njeri tjetrin pyesin.

Dhimbshëm qan një qen, zinxhirit ku rri lidhur,
Çfarë ka ndodhur vallë që tronditet vendi,
Këmbanat e kishës pse qajnë sot kaq hidhur?
Hija e kufomës së varur tmerrin kudo endi.

Virusi i mori frymën sa frika po e tmerronte,
Maskat dhe në ëndërr po i fusnin dridhmat,
Litarit iu drejtua, vuajtjes t’i shpëtonte,
Jetojmë me frikë – e ardhmja ç’do t’na sjell.

Venetike Cako

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com