Ndodh… – Dodona Qose
,,,ndodh,
se duhet të ndodhë,
kjo shprehi dalë nga skutat e trurit,
si vlagë për t’ushqyer mendjen,
ndodh,
se duhet të ndodhë,
ndë mote zhytem,
sikur,
t’kem jetuar përjetësisht,
e motet,
m’japin përgjigje:
ndodh,
se duhet të ndodhë,
tregoj sot bëmat,
ato ç’ka ndërtuan,
botën shpirtërore,
po, është kjo botë,
që s’ndenjon,
të thinjet,
s’ndenjon të plaket,
ani se këllqet,
s’i binden si dikur,
ndodh,
se duhet të ndodhë,
dhe mendimi shkon tej,
tek ty,
tek ty,
q’u ritëm të dy,
ti q’je gjaku im,
e njëjta farë,
e njëjta pastë,
ti,
që s’mund të përziesh,
ngatërosh fjalën,
e t’më thuash:
ndodh,
se duhet të ndodhë,
kjo profeci,
është për t’arsyetuar,
veprimin,
veprim i çdo kahje,
kjo profeci,
ka ndërtuar njerëzimin,
këtë njerëzim,
q’kërkon përkrahje,
përkrahje të fluturojë,
në qiell,
përkrahje të zhytet,
në det e oqeanë,
dhe ndodhi,
njeriu,
ka pushtuar gjithë,
dynjanë,
ndodh,
se duhet të ndodhë,
profeci,
e pa fund,
e pa anë,
ndodh,
se duhet të ndodhë,,,