Të shkruaj a të mos shkruaj – Qatip Celaj
Të shkruaj a të mos shkruaj
Ditë e Diel
Vënd i huaj
Nga do që dal
Gjuhë e huaj
E Diel: Duhet të rri
Se do punoj përsëri
Unë me top nuk luaj
Jam i madh e dot nuk gjuaj
Them të shkruaj
Të mos shkruaj
S’del ndonjë të më paguaj
Ka hak e varfëra grua
Që zë e grindet me mua
Të mbeti mëndja aty
Se mos të paguan njeri
Të shkruaj ,a të mos shkruaj
Filloj e kokën kruaj
Jo:. Nuk shkruaj
Se u lodha
Se mos gjë Mejdan nxorra
Po ç’e do, mor po çe do
Po ç’e do se s’më rri dora
Po ç’e do mor po çe do
Po ç’e do se sduroj dotë
Dhe pa shkruar nuk rri dotë
Çfar t’u them o miqtë e mi
Thash të shkruaj përsëri
Nuk e di o miku im
Më thoni ju më seriozët
Se mos bëra ndonjë gabim