Poezia është muzikë – Rrahim Billa
Poezia është muzikë
Thonë molla është hurmë!
Vargu me rimë , hiç nuk shkon.
Por ta dini : – Jo çdo zhurmë…
Është muzikë kur e dëgjon.
Thonë…kot gërthet bilbili!
Zëri i sorrës , të mahnit.
Nga shpendra , çel trëndafili.
Si floriri , shkrumbi shëndrit.
Ah!… Nuk mundem që t’i besoj.
Gjërat duken , flasin ndryshe.
Myshk e lule , s’janë njëlloj.
Krimbi s’bëhet… dallëndyshe.
Thonë për besë… E kam nii.
Por unë mund të them , pa frikë.
S’mund të jetë kurrë…poezi.
Po nuk tringëllin… muzikë.
Ka shkëlqim , si gurë i çmuar.
N’errsirë shkëlqen e bën dritë
Pse s’ka nota pentagrami
Të çlodh… si të jetë muzikë.
Shpirtit dritë , si një magji.
Forcë të jep , të përpijsh retë.
Kjo unë them , është poezi.
Vitet shkojnë , ajo ka jetë.
17 / 4 / 2020
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)