Histori shiu – Valbona R. Hadri
Histori shiu
Do t’ju tregoj
një histori shiu
Dhe fletat e lagura
të një kumbulle
Një shi i luleve
Një shi që nuk ndaloi kurrw
të bie mbi një lule veçane
Për besë
nuk e kam me të keq
përkundrazi
Shiu më mbeti lot në sy të lules,
Një luleje që kurrë s’ia putha sumbullën e lotit
në rrokullisje faqesh
Një shi që e donte gjethin e kumbullës
dhe kurrë se puthi buzën e kafshuar
Pra, mos kërkoni ndryshime midis luleve
Ato do t’i gjejmë lehtësisht në etjen e buzëve
Le të kërkojmë frymën e vakët
Frymën e Evës brenda një gruaje
e cila do të na bashkojë
dhe do të ndihemi të mbushur me vetveten
Dhe dashuritë e fshehura brenda nesh.
19.05.2021
Valbona R.Hadri