August 9, 2024

Fletave të albumit – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga: Kasam Shaqirvela
*
Fletave të albumit

Eci dhe eci…
kujtesës në letër
me fotot e një kohe
që më ka lënë vragë
herë me ngjyra gëzimi
të një lumturie të dukshme
e herë me të thella plagë
dashurish të vrullshme,
të një kohe të hershme,
fort të zellshme.


Eh,…dikur…
kur isha unë i ri,
fytyrës djaloshare
pa i rënë akoma brisk,
dhe dëshira e paepur
si avangardë e moshës
mëtimi për t’u bërë burrë
i atij trupi të njomë si bisk
kujtimi për të
ah… ç’më ka bë…
as nga largësia nuk zbehet
e as prej kohësh thehet
dhe ne, e dimë mirë
se më ajo…
as për mua
e as për tjetrin
nuk do të kthehet.


Sa herë që unë…
fletave të albumit
u bie në qafë
nostalgjia më rritet
bashkë me vitet
fotot e ndryshme
më bëhen ylber,
peizazh mallëngjimi,
si gjethet e kuqërremta
të vjeshtës së vonë
kujtimi për atë kohë
vitesh më zgjon
ëndrrat më përkundin
në krahët e mëndafshtë
nga brenda…
më del një afsh
si lavë vullkani
që nuk shuhet
aty në zemër ruhet
sepse, ajo nuk plaket
a shpirti e kërkon
se digjet nga flakët
por bora majë kreshte
që m’ka rënë përmbi
e ftoh, e bën akull
dhe nuk më jep udhë
për në orakull…, e
as nuk më kthen në rini.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com