August 3, 2024

Më erdhi një dallëndyshe – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA
*
Më erdhi një dallëndyshe

Dita sot më agoi ndryshe
edhe zemra mu bë mal
në ballkon më erdhi
një dallëndyshe
oh, sa shpresë jete
më ka ngjallur…
për gjallimin përmbi dhe
që eksperimentet makabre
pamëshirshëm e bënë pre
dhe korona prej kur na erdhi
pranverës gjethet ia zverdhi
pandemia kjo ugurzezë
gjësë së gjallë dhe njerëzimit
i ra mbi kokë si një kranezë.
*
Në ballkonin tim, nga krahu tjetër
akoma është çerdhja e vjetër
ajo i pret banorët e saj
ndoshta vijnë sërish këtë maj
ka dy vjet që si kam parë
zemra fort më është lënduar
më ka ardhur oh, për të qarë
të them të drejtën s’kam guxuar
ndjenjat më thuan se do ti shoh
shpresa zemrën po ma ngroh!

© Kasam VELA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com