August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shiu

Filloi shiu…
Si gishta që trokasin në dritare.
Befas të ndëgjova!
E ndjeva mall…

Për sokakun
dhe fytyrën tënde të qeshur.
Nën shiun e njomë,
të shenjtë..

Qielli asht i mbuluem,
e mua me ngjan me çadrën tande,
ku u strehova,
gjoksit,
pranë zemres..

Shiu më sjell kujtime.
Si vetëtimë,
veç një herë të solli,
dhe ma,
kurr s´të pashë…

Sepse ike
bashkë më shiun
dhe me çadrën
e mbyllur të kujtimeve.
Tash,

sa herë bie shi,
shikoj sokakun
pa zhurmën e hapave të tu,
pa ty…

Dhe përfytyroj,
ne cilin ylber fle,
prej ciles re,
do të kthesh,
prapë me shi…

E Shkuruajti Shyhrete Azizaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com