Herët paske gdhirë – Kasam Shaqirvela
Poezi nga: Kasam SHAQIRVELA
*
Herët paske gdhirë
Mëngjesi herët të paska gdhirë
mbase ëndrrat e tua të kanë faj…
përshëndetje edhe ty mike e mirë
je nga lulet që sjellin aromën në maj
në dhomën tënde të ndejës
të bërë fort me art dhe shije
në atë sallon tepër të bukur
ku bohemit dhe ndeja i ka hije
sa do të kisha pasë dëshirë…
t’ua hiqja ndjenjave frerin
e ta lija penën time të lirë
ta shkruante ajo poezinë…
mides t’ia shtypte vrerin
a luleve t’ua piqte polenin
për bletët që s’e kanë mërzinë
për ato bletëza që janë punëtore
dhe në pritje për zgjatje dore
nga rrahjet e zemës së dëlirë
edhe vargjet për dashurinë
të më rridhnin si një ujvarë
do ta vrisja këtë kohë
për atë kohë rinie
me plagoma dashurie
porse vitet …
s’më lënë për ta marrë
që kur e humba unë
dashurinë e parë…
nuk kanë sytë e mi
lot më për të qarë
ra kjo klima e vendit
e fort mi ka tharë…
dhe sa herë që unë
i vetmuar ngre dolli
një pikë e zezë në zemër
po më bie për ty
oh, sa më merr malli
për ata sy…
që dhe me shikim
dhurojnë dashuri!
© Kasam VELA