August 3, 2024

Dashuri e ndaluar, dashuri e ndarë! – Xhelal Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dashuri e ndaluar, dashuri e ndarë!

Dashurinë e ndaluar që kishim dikur,
Tash dashuri e ndarë me kufi si mur…
Më vret në zemër, e shpirt; gjersa të jem gjallë…
Dashurinë që nuk e desha të ndarë;
Si shumë ngjarje dhe kjo ishte e detyrua, e mashtruar e të
Tradhëtuar…
Na ndanë, përçanë e na shanë
Na djegën, dhunuan dhe n’fund e çanë:anë e mbanë,
Kufirin, andej këndej, Shqiptarë këndej e Shqiptarë andej.
Më mbangjallë një besim se do mbledhim forcat për bashkim
E deri në atë ditë, ajo ditë plot gëzim
Do t’ju dua pa përjashtim e pa dallim
Këtu në Kosovë, e atje në Shqipëri
Jeni, dhe do të mbeteni një për mua-
Një do t’ju dua e ruaj, si dy sytë e mi!
….deri në amshim
Mëmë Shqipëri e bijë Kosovë
Aty ku zemra e shpirti si në prehër të nënës pushon.

Xh.H

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com