Labëria – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Labëria
Ku më gjën shpirti rehat
Të dalë në male lartë
Ku më gjen shpirti qetësi
Në male në Labëri
Jetë jetë o moj jetë
Shumica deshëm qytetë
Ca qytetë ca kurbetë
I lamë maletë shkretë
Male male kodra male
Me juve i hoqën halle
O malet e labërisë
Me këmbë u kemi gjejdisë
Po tani po fryn një erë
T’u kthehemi dhe një herë
Lumit Vlorës jugut lartë
Rruga sa lumi e gjatë
Do na heqi me lezete
Atje ku kullosin bletë
Ku kullosin dhën e dhi
Bëhet shelegu me bri
Në një shteg ku kalon dreri
Të marrim nipërit të vemi
Të vemi të hedhim valle
Jemi zotë në ato male
Në male me bagëti
Zëmra ime labëri
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com