August 4, 2024

Letra e parë – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Letra e parë

A….,që letrën e parë nuk e ruajta,
Atë që s’mbajta asnjë sekret.
Thëngjillin e zemrës nuk e shuajta,
Pastaj të tjerat ndizeshin vetë.

A…., letra e parë, letra e parë,
Letra që u shkrua natën me qiri.
Atë nuk e shkroi një shpirt i vrarë,
Po shpirti që ende i ndezur rri.

Nga libri Nektarët e një Mërgimtari

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com