Gjuhëflakë – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Gjuhëflakë
Përfitohet nga dobësia?
Mos….. mos,moj e mirë
jo benzinë zjarrit
gjuhëflakët tym të zi lëshojnë
aq sa drurët mbeten të zeza
deri në fikjen e fundit.
Si ve duart në zjarr
zjarr në flakë, thëngjill në prush
përse më hir shumë mbuluar?
Për të arritur c’farë?
për të gelltitur ç’farë
të ëmblën gënjeshtër
në të vërtetën e hidhur?
Aurola hënore pak e zbehtë sonte
ah në sytë blu
vështrimin ma thanë
amani më thoni sikur e një fjalë
nesër agimi, do shkrepi i bardhë?
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com