Mister – Natasha Limaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MISTER
Ne “sakatët “ e krijimit, do të na mbys poezia
Nga pena jonë e çalë zhduku i thotë letërsia…
Rrokjet i rrëmbejmë zvarrrë, rim’e ritm hedhur përtej
Zhgarravinat varg a prozë ,do kritik që t’i zbërthej…
Abuzojmë me lirinë, nën “Avangardë “ mbuluar
Poeziçkat që stamposim dhe fjalëkryqin kaluar…
Të ketë evoluar globi ,populluar filozof?!..
Lexo-lexo-trilexooo…rrudh buzët e hidh në kosh…
E arrira është mister, byp shpërthen me gurgullime
Ndaj, për zët – hop e dop…, pengesa , keqtingëllime…
N . L . ( F ) 21 / 03 / 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com