Koncert në pyll – Ylli Meçe
KONCERT NË PYLL
( FABUL NË VARG )
Sa shpejt u hap lajmi
në pyllin e gjërë plotë jetë
Diku larg,
atje në shpatet e gjelbëruara të një mali
Shkruhej:
Për kafshët, konkurs artistik së shpejti do të ketë
Më të mirët e tyre,
natyrisht për çmim… e priste festivali
Pa u mblodhën gjithë “speciet”,
e mirë ta pleqëronin
Vërtetë gjë e bukur ….
por seç ish pak disi e ngatërruar
Në skenë, sigurisht do vallëzohej,
por edhe do këndonin
Më i shquari tyre në podium
“kafshërinë”…kish për ta nderuar
Në vargjet artistike,
deomos, u zgjodh papagalli
Se kish” plastikë”
natyrisht, ish orgjinal në recitimet…
Për fjalim deputetësh,
sa shumë e pat marrë malli
Le të dëgjonin me kët’ rast kafshët …
si ” mbahen” premtimet !
“Tenor”.. thundrakët,
caktuan një të vjetër hajvan
Gomar prej vërteti ….
e , jo si ata të njerezisë
Për pallën e tij në ç’do vend,
ai kish lenë vërtetë nam
Kish qenë bile dhe konsull
andej nga vëndet e Azisë
Derri , prej vet natyre
kërkonte të bënte shakaxhiun
Ta mbane gjithë skenën
në këmbë me gallatë
E çfarë ndryshimi mund të kish ,
nga një tjetër derr ministër
Në qafë, nëse dhe ai
do të vendoste një gravatë ?
Një ujk plak, pak më tutje
në sherr me një dhelpër
Shumë ashpër grindeshin
se ç’mund të bënin sa më mirë
Dëgjomë mua ! – i thosh ujku
– Ne s’jemi për asgjë tjetër
Ti si anëtare parlamenti,
por dhe unë një deputet i lirë !
Një grifshë me zërin e saj
të çjerrë e disi të hollë
U kthehet plot mllef e inat
grabitqarve të huaj:
– Unë nuk do konkuroj ,
se njihem që jam sherrxhovë
Por ama nuk kuptoj, ç’lidhje ka arti ,
me zanatin tuaj?!
-Po si moj nuk paska ?!…
Arti është vërtetë veçanti !
Ia kthen një ketër, atje sipër
ngjitur lart mbi një pemë
Pa më thoni : Nëse rolin e ujkut
sot e luan një njeri !
Atëhere pse çakenj e ujq të mos luajnë
rolin e njeriut në skenë ?