August 5, 2024

Familja eshte jete! – Enkeleda Reka Laloshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Familja eshte jete!

Kuptimi i jetes eshte familja.
Princesha e saj e lumturon ne bote.
E para ngrihet kur bie zilja.
Ambjenti pa ate eshte i kote.

Mendimin une e kam te lire.
Burimin si ujvare ne leter e derdh.
Rrenjet tek trualli me kane mbire.
Peshen e rende mbi supe e hedh.

Mrekullisht fjalet e shkruara postoj.
Veten e ushqej me pergjegjesi.
Jeten me djerse gjithmone ndertoj.
Vetem te drejten do shkruaj ne poezi.

Kemba e dora po na levizin.
C”fare na vjen ne te ardhmen nuk e dim.
Oborret tona me uje i ujisim.
Ne kete bote kalimtare te rrijme sa te rrijme.

Enkeleda Reka
Berat
06/06/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com