Origjina ime – Qatip Celaj
Origjina ime
Jam fshatar:
E kam për nder
Në qytet unë rroj përherë
Dhe gjyshi,atje ka lerë
Ashtu si shumë të tjerë
Si kudo në hapësirë
Ka të ligj ,dhe të mirë
Zgjuarsi na dha natyra
Mburremi me gjërat e mira
Jetonim në male,lartë
Edhe jemi kryelartë
Dhe ne,
Ashtu, si shqiponja
Shikojmë gjithë vëndet tona
I kemi në pëllëmbë të dorës
Gjithë vëndet e Shqipërisë
Si syri mprehtë i shqiponjës
Dhe qyteti,kur është bërë
E bënë fshatrat të tërë
Mbidheshin për një gëzim
Por edhe për hidhërim
I bashkonte të gjithë vëndi
Fillonte bëhej kuvendi
Edhe merreshin vendime
Si për luftë dhe për gëzime
Burrat me mëndje të lartë
Hapën shkolla edukatë
Bashkë rriheshin mendime
Edhe shiteshin prodhime
Dalëngadalë si vënd lezeti
U formua dhe qyteti
Domosdo që u mblodh ajka
Po rrënja ishte në fshatra
Dhe gjithë fshatarët e zgjuar
Për qytetin kanë punuar
Janë shquar nëpër botë
Poetë dhe shkrimtarë të zotë
Shumë nga rilindasit tanë
Lindurë nga bujq fshatarë
Shumica jemi krenarë
Që kemi rrënjët fshatarë