August 3, 2024

Yjet i prek me dorë! – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Yjet i prek me dorë!

Kur zemren e ke të mirë
tik taku ndihet në qiell.
Shkëlqen natën si xixëllonjë
dhe yjet i prek me dorë.

Veç e mira zemrën ta zbut,
s’të rritë fama,as lavdia.
Halli shumë të ngurtëson,
vuan,po kurrë s”të robëron.

Nganjëherë si diell ban dritë,
Herë,herë si qiri tuj u fikë,
herë si hana krejt qetësi,
nganjëherë dallgë e stuhi.

Kur e ke shpirtin e mirë,
ke fjalë,sjellje e gjykim t’lirë.
Ke dëshira,jo kurrë inate,
je i/e drejtë dhe në errësirë nate.

Ti nga qielli merr fletë
e të bëhet jeta më e lehtë.
Ti në tokë merr energji e vazhdon para, kokën pa e kthy.

Albina Ceka autore Albania
11/06/2021
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com