Nënë moj Nënë – Landri Xhemalaj
Nënë moj Nënë
Emri nënë nuk shuhet kurrë, dhe as zëvendësohet me asnjë emër tjetër!!
Kjo poezi u nxit nga një debat për ndryshimin e emrit “NËNË” nga disa që janë llumi i shoqërisë, dhe duan ta emërojnë me “prindi nr 1ose 2,”le ta marrin vesh këta qelbësira se sa e fortë është lidhja ndërmjet nënës dhe fëmijës
Nënë moj ,bëma hallall
Të kam Nënë e më ke djalë
Ngreu që të shuajmë mallë
Se jam bërë si një i marrë
Nënë moj,,pse nuk më prite
U dogje e u zhurite
Syri yt ,,breshër në vite
Sot e shoh,të shuar drite
Të prita biro ,të prita
Dhe nga malli u zhurita
Djali që mezi selita
S’mu ndodh pranë,kur më erdh dita
Të prita biro, s’harrova
Shpirtin me dhëmbë shtërngova
Dhashë e dhashë e më s’durova
Përmbi hënë, vajta ,qëndrova
Nënë moj,të jam ulë në gjunjë
Si ti djepin kur përkundë
Dheu zi që mbulon kurmë
Më rëndon si mal me gurë
Ngreu biro,,,mos qaj mor djalë
Ngreu se yjet kanë dalë
Nëna ta ka bërë hallallë
Zemr’ e nënës di të falë
Vlorë 11/06/2021