Jetë moj jetë… – Landri Xhemalaj
Jetë moj jetë,,,
Jetë moj,,më hiq një valle
Nga ato të mirat fare
Ku bilbilat të këndojnë
Dhe thëllëzat heqin valle
Më kthe gjinë që të pi sisën
Mjaft më vrave,më shkelmove
Më ler pak,të shijoj dritën
Se më lodhe,më mundove
Lejmë moj,të shijoj beharë
Të heq valle,të këndoj
Pa të mbledh grurin në arë
E të zbraz mjaltin në hoje
Të çmallem netëve me yje
E të flë nën dritë të hënës
Të dëgjoj zogjtë në pyje
Edhe këngën e thëllëzës
Të pres freskun e agimit
Ehhh, tek hyn gushës në gjumë
E të heq të shpirtit ,,dhimbjet
Ëndërrat nderur,,lumë më lumë
Të dal lartë në një qafë mali
Të mbledh një tufë trëndelinë
Ta shikoj tufën së largu
E të flas me perëndinë
Ehhh, në paça më shumë fat
Me këmishë në paça lerë
Zoti të më japë uratë
Dimrin të ma bëjë pranverë
Vlorë 18-06-2021