August 3, 2024

Lamtumirë të fundit s’ka – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LAMTUMIRË TË FUNDIT S’KA!
……………………..
Nuk dua të dëgjoj më,
Veshët gumzhin si bleta,
Një lëmsh kam në grykë,
Në qytet degjohet vetëm sirena.

Ç’do dhjetë minuta ulërin,
Një zemër pushon së rrahuri,
Nuk ka as vend në këtë tokë,
Të prehen ata shpirtra të lodhur.

Dua të fle dhe pak,
Dua të rri me sy mbyllur,
Më zgjuani në parajsë,
Kur njerëzit të jenë të gëzuar.

Se trishtimin nuk e duroj dot,
Jam lindur për të gëzuar,
Më duhet një çadër të mbrohem,
Nga lotët e qytetit të Parmës.

Ata lotë i mbolla në vargje,
Si lulet e ballkonit në vazo,
Ua gjeta vendin në letër,
Se toka nuk ishte bujare.

Lamtumirë të fundit s’ka,
“Korona” i ndau njerëzit , për së gjalli,
Në gjumin e vdekjes, ranë disa,
Historia do i kujtoj nëpër libra.
…………………………….
Autorja-Xhuljeta-Ferraj-Parma-Italia-20/03/2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com