Për ty baba! – Donika Gjura
Për ty baba!
*
Sot është dita jote babë,
Sa me mall po t’kujtoj,
Shpejt e hapa këtë arkë,
Dhe kujtimet t’i vargëzoj..
Do t’i hedh këtu në letër,
Ç’do ditë dua t’i lexoj,
Për ty babë jam e verbër,
Krahkëputur po jetoj..
Në këtë filxhan kafe ke pi,
Këtu e rruaj n’fund t’kutisë
Do t’i mbaj me krenari,
Takëmet tua të burrërisë..
Kutinë tënde të duhanit,
Do ta rruaj si sytë e ballit,
Me çibukun e cigaren,
Po i laj me lot prej mallit..
Kujtimet n’mëndje më vinë
varg,
Kur shkoje n’mal për dru,
Barrën n’shpinë dielli n’kokë
saç,
Të godiste bash në tru..
Ehh ta dish sa mërzitem,
Rrugë s’marr me shkuar
askund,
Dera jote rri e kyçur,
Dryni mbyllur e çelësi
humb!
Autore Donika Meta Gjura!
Dt.21.06.2021!