August 4, 2024

Iku një petrit i lirë – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Iku një petrit i lirë.

Poetit Petrit Ruka

Mbeti një letër e bardhë
Përbri saj një penë që hesht
Një pikë loti sa ka rarë
Ç’pate që ike Poet?

Pret letra të hedhësh vargje
Dora përmbi të ka ngrirë
Atje tej heshtën dhe malet
Iku një Petrit i lirë.

Shpirtin e la në çdo varg
E përcolli ndër balada
Vate të shplodhet në fshat
Të shëtisë lart nëpër pllaja.

Iku një Petrit i lirë,,
Heshti pena përmbi letër
Iku lart në hapësirë
Iku në një botë tjetër.

Si Petrit të rrijë mbi gurë
Sytë të hedhë mbi Labëri
Në çdo mal e në çdo gurrë
Shkrirë do jetë zemra e Tij.

,,
U prehsh në paqe Poet Petrit Ruka.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com