Dita përditë – Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dita përditë
Ti vjen duke u rritur thellë në mua
je mallë e dhimbë bashkë
krejt ky lëmsh erdhi duke u trashur
ditë e përditë duke u dashur
te sheshi kur çelin blinjtë e mirë
s’të thërras por të takoj të lirë
pas erës sate hapat e mi trokojnë
te ura të zë pastaj njëzash prarojmë
e pak më pak dhimbë me ty se dje
ti më e bukur sot se mot më këndon
prej fjalësh të asaj goje një kurorë
shoh buzëmbushurat e i çik me dorë
pak vetëm pak e dalim dalim bashkë
deri te terri që di e trazohet prej nesh
duhemi gjatë e mjesin s’e marrim vesh
s’ndiejmë tjetër kur zëmë e biem ndesh
23 qershor 2015,Prizren
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com