Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba
Pena, peneli i shpirtit të poetit!
Pena,
Peneli i shpirtit të poetit,
Që përmbi krahë një muzë e mban,
Herë herë e butë si vala e detit,
Herë herë si magmë nga një vullkan,
Nga ne të pagjumët ëndrra ndrydhur,
Shpërthen penë e etur gjer në qieĺl,
Nga ne banorët e shekullit të marrë,
Dhe bën të lind një tjetër diell.
Pena,
Peneli i shpirtit të shqetësuar,
Prej dashurish dhe sysh plot mall,
Për cilindo që ka shtegtuar,
Në vise pranë, a vise larg,
Në zemër ju ndez një shpresë të rrallë.
Pena,
Magji e shpirtit të poetit,
Kur zemra dhimbje ndjen ndonjëherë,
Pikon mjaltë aromë lëndinash,
Dhe shpesh mes dimrash mbjell pranverë.
Pena,
Peneli i shpirtit të poetit,
Që ëngjëjt di të zgjojë me fjalë,
Një ylberë plot ngjyra ngre mes detit,
Dhe yjet zjarr i ngre mbi mal.
Pena,
Magji në dorën e poetit!
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey