E pash shpirtin në ëndërr – Puntorie Muça Ziba
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
E PASH SHPIRTIN NË ËNDËRR
(Në njërën udhë jete, do të shohin të marrë)
…dhe mezi e kujtoj ëndrrën për shpirtin,
ishte e gjatë, e trishtë:
Sikur para kurmit,
kishte lindur shpirti si pëshpërimë
dhe frikësohej nga erërat
futej nën shelgje,
mbështeste kokën mbi gjethnajë
e qante bashkë me ato.
Veç kësaj, niste e dërdëlliste:
edhe ti je njeri
do të plas dielli i marres
do të ngecësh si trim i marrë
do të endesh si frikacak i marrë
do goditesh si fjalë e marrë
e do thehesh si katruvja n’gur .
Paskëtaj, në njërën udhë jete
do të shohin të marrë
do hedhësh gur pas të marrëve
s’do veshtosh
s’do gëzohesh
se mbete blatuar kur linde
se mbete blatuar kur jetën gjete
se do mbetesh blatuar kur të vdesësh.
Puntorie Muça Ziba