August 11, 2024

Ndjesi e shpirtit (Për ditën e poezisë) – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Për ditën e poezisë

NDJESI E SHPIRTIT

Unë jam poet
kam poezi
edhe ëndrra kam
ëndrrat e mia kalojnë çdo kufi
pa pasaportë
pa vizë
sepse kështu i kam mësuar
burim i ndjesisë së shpirtit tim
të bukura dhe të lira
e jo monedhë e tregut të lirë

kur flas me ty
të shikoj në sy
sepse i gëzohem
edhe një dridhjeje syri
një fjale të thënë
një kafshim buze
më largimin e flokut kur të bie mbi sy
e që më bën të harroj
para bukurisë sate
shtatë mrekulli

Fran Tanushi
(shkarpa)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com