Të ftoj në vallëzim! – Marjeta Musaraj
Të ftoj në vallëzim!
Të ftoj në vallëzim,
se ndjej shumë ëmbëlsi.
Gjej diellin e gjithësisë,
ku unë rilind përsëri.
Ndërgjegje më mbështjell,
Me një dëshirë të zjarrtë.
Dora tënde e ngrohtë,
më mban të sigurtë pranë.
Puhiza e lehtë më ledhaton,
më belbëzon ca fjalë.
Në secilën petale fle një ëndërr.
që shtrihet butësisht, ngadalë!
Është një aromë e këndshme,
që deh shpirtin e trazuar
Aty shtrihem dhe derdhem butësisht.
Tek ty, o rrezja e praruar!
Rruga është e gjatë, pa fund.
Si deti shfaqesh, me dallgë.
Në brigjet e heshtura, asgjë nuk mund.
Poshtë tyre shpirti zien si llavë.
Sa shumë rreze janë thurur kurorë.
Triumfues shkëlqejnë me vezullim.
Qetësia fshihet në sallën e mbushur plot.
Kurse vallëzimi merr zjarr ,gjere ne agim!
Marjeta Musaraj! Dat/5/8/2021!
Lexoni o miqte e mi,te heqim stresin e FLAKEVE QE KANE PUSHTUAR VENDIN TONE!
Largohuni per nje momente nga rutina e perditeshme!
Ju uroj me te miren!