Dil nga honet ku të kanë zhytur..! – Tomor Buzi
Jemi shum të ‘vegjël’ për historin tonë të madhe !
Dil nga honet ku të kanë zhytur..!
Dil moj histori nga honet ku je zhytur
Dil e shpèrnda hirin qè tè ka mbytur,
Dil se ky vend nuk ka më historianè…
Ka veç lètyra qè shesin dhe babanè !
Dil nga gurèt ku je shkruar nè lashtèsi,
Dil moj e uruar nga errèsira nè drit,
Dil tè shohi bota, ta dijè kush je ti !
Thirri tè flasin pèr ty, edhe perèndit !
Dil tè shkundèsh pluhurin qè tè mbuluan
Dil tè na kthesh lavdin qè na e vodhèn,
Dil tè na sherosh brinjèt qè na kafshuan,
Tè na kthesh emrin e Ilirève, qè na morèn !
Dil moj e bekuar nga psherëtimat e heshtura..,
Që dalin prej honeve të thella, aty ku fle pabesia,
Dil si në kohët e lashta, mbi ujrat e qelbura..,
Ku rri strukur, mbuluar me mantel të artë, nga perëndia !
Dil të shohi bota, stolisur me lavdin e shpatave,
Dil të pështysh mbi hekurin e ndryshkur të prangave !
Dilë, kalëro mbi Shqiponja qiellit të trojeve të mia,
Ashtu, krenare, me kryet mbështetur tek lavdia !
Tomi Buzi.
23.07.2021.