Dijes – Dhimitri Jani Kokaveshi
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË POEZISË.
DIJES.
Të errëta ditët
na i dhuruan
dhe i afruan dijes?…
Çdo ditë
na largojnë dhe prej
krijimit tim
vështroj, fitimtarin
e ngushticave
istmike, po na prekin!…
Në devijime
të peizazhesh dhe horizonteve
të ngushta
të tyre gjej, pak liri.
Në pak liri
na përshkruajnë
veprimet!…
Normalizimit dhe pse
i shtrij
dialogut, mes horizonteve
të mpira
në përmasat e vrara
po na shtrijnë:
Dritës?… Edhe aty
të veshur
mbi mundime, mendimet?…
Dritës i afrova
dritës!… U vrisja
paaftësinë.
Diku, aty!… Dhe të paaftin
e mbështolla
të mos dhunohej
mendimit!…
Përmbi dritë.
Dhjk©21-03-2019
Dhimitri Jani Kokaveshi