August 7, 2024

Vendlindja – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Vendlindja

Kur vij në vendlindje herë pas here
Nuk vij i fundit si pasagjer
Por vij si fllad pranvere
Ndryshe për të, asgjë s’kisha ndjerë.

Kur vij në vëndlindje, s’dua të dukem
Ndaj vij në heshtje, pa pritje të mëdha
Mjafton që te çdo grimcë jete të futem
Pastaj them, si kjo, pritje më të madhe s’ka.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com