August 10, 2024

Unë lule jam – Marjeta Musaraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Unë lule jam
e mbi lule rri.
Si ujvarë derdhesh.
Mbi qerpikët e mi!

Në krahët e kanarinës,
luaj si e marrë.
Në çdo lule blede,
thith të ëmblin nektar!

Sa bukur luaj,
mbi telat e violinës.
Vallëzoj e gëzuar,
në krahët e balerinës!

Sa shumë udhëtoje,
në anije me vela.
Dallgët derdhnin simfoni,
si çiftelia me tela!

Marr krahët e hënës,
fluturoj në hapësirë.
Zemra i foli zemrës,
për të gjitha bukuritë!

Marjeta Musaraj! 2/8/2021! LUAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com